Dy fëmijë helmohen në Junik nga produktet e blera në një market

Fëmijët janë jashtë rrezikut për jetë

Dy fëmijë janë helmuar dje në Junik, dyshohet se helmimi është bërë nga produktet e blera në një market. Rastin e ka raportuar axha i viktimave.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se në një lokal-market, ka blerë disa artikuj ushqimorë nga të cilët dy fëmijët e vëllait të tij janë helmuar. Fëmijët janë dërguar në spitalin e Gjakovës dhe janë jashtë rrezikut për jetë.”, thuhet në raportin policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe inspektorët komunalë./21Media

Back to top button