Edhe Meta do të çojë në Venecia Kuvendin për Kushtetuesen

Blushi: Presidenca nuk mund të frenojë askënd

Në një tjetër reagim brenda pak minutash për dërgimin sërish në Venecia të çështjes së hetimit të Presidentit Ilir Meta, zëdhënësi i këtij të fundit Tedi Blushi thotë se Presidenca nuk mund të frenojë askënd, e aq më pak Kuvendin e Shqipërisë, të kërkojë këshilla miqësore apo të kundërshtojë në Komisionin e Venecias për Dekretin e Presidentit të Shqipërisë, për emërimin e anëtares së Gjykatës Kushtetuese në plotësim të vakancës së tij.

Blushi thotë se shteti shqiptar ka një marrëdhënie të konsoliduar me Komisionin e Venecias dhe institucionet që vendosin t’i drejtohen këtij organi këshillimor, duhet ta ushtrojnë këtë të drejtë objektivisht dhe jo për përdorim politik.

Megjithatë, vijon ai, nëse Kuvendi do të vijojë me rrugën e zgjedhur dhe vërtet dëshiron të shterojë objektivisht këtë çështje, Presidenti i Republikës bën me dije se, do t’i drejtohet Komisionit të Venecias në lidhje me shkeljet kushtetuese të Kuvendit të Shqipërisë, në procesin e zgjedhjes së dy anëtareve të Gjykatës Kushtetuese, si zgjedhje të bëra pa garë, pa mundësi zgjedhjeje, vetëm me një kandidat, dhe në kundërshtim me radhën që dikton Kushtetuta dhe kriteret e ligjit për organizimin e Gjykatës Kushtetuese./oranews

Back to top button