Ekipi i Macronit ka qenë në kontakt me një zyrtar rus?

Sipas organizatës “Wikileaks”

Organizata “Wikileaks” ka kumtuar se në dokumentet e shtabit zgjedhor të kandidatit te qendrës për President të Francës, Emmanuel Macron, të cilat rrodhen në sipërfaqe gjatë javës, është përmendur nëntë herë emri i një zyrtari të një kompanie ruse.

“Wikileaks”në llogarinë e organizatës në Twitter shkroi se emri i zyrtarit të kompanisë Evrika, e cila punon për qeverinë e Rusisë, është përmendur nëntë herë në të dhënat për rrjedhën e dokumenteve në sipërfaqe. “Wikileaks” ka publikuar edhe fotografinë e ekranit, në të cilën mund të shuhet një tabelë me të dhëna dhe në të figuron edhe emri Georgij Petroviç Roshka.

Më tutje u qartësua se kompania Evrika sipas të dhënave të mediave ruse ka marrë licencën nga Shërbimi Federativ rus i sigurisë, për të punuar në fushën e mbrojtjes së fshehtësive shtetërore, shkruan rtv21.tv.

Kompania Evrika është një klient i vazhdueshëm i ministrisë së Jashtme të Rusisë, i ministrisë për Zhvillim Ekonomik, i ministrisë së Shëndetësisë dhe i Bankës Qendrore rë Rusisë.
“Wikileaks” më herët njoftoi se është në posedim të një numri të madh të letrave elektronike të ekipit të Makronit. Ekipi i Macronit ka dënuar sulmet kibernetike kundër postes së vet elektronike dhe kumtoi se krahas letrave autentike, janë publikuar edhe dokumente të rrejshme./21Media

Back to top button