Ekonomia nën Trumpin e ngadalshme, por e sigurt

Ekonomia nën udhëheqjen e Donald Trumpit po nuk është duke shpërthyer, por është në formë të mirë

Të gjitha shenjat tregojnë se viti 2017 në ekonomi është i njëjtë sikur nën udhëheqjen e Obamas, rritja është e ngadalshme por e sigurt.

Qeveria do të publikojë rritjet për tre mujorin e parë nesër, ku shumë ekspertë parashikojnë një rritje prej vetëm 0.5%, por ekonomistët privatë deklarojnë se kjo rritje mund të jetë deri në 1.1%, shkruan rtv21.tv.

Administrata e Trumpit ende nuk është përgjegjëse për rritjen e ngadalshme, politikat e shumta të tij ende nuk janë bërë ligj, dhe nuk kanë pasur kohë që të ndikojnë në ekonominë e shtetit.

Trump ka premtuar rritje vjetore prej 4%, mirëpo parashihet se kjo rritje mund të shkojë deri në 2%./21Media

Back to top button