Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore bojkoton mësimin

Ky është vendim i Këshillit të FSHMN-së

Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore (FSHMN), ka marrë vendim për bojkotim të procesit mësimor. Tahir Arbneshi, dekan i FSHMN-së, ka thënë për televizionin publik se ky është vendim i Këshillit të FSHMN-së, për të bojkotuar mësimin.

“Vendimi është marrë që semestri i dytë të mos fillojë pa u parë fillimi i punës për objektin e FSHMN-së”, ka thënë ai.

Sipas tij, mësimi tani vazhdohet në objektin e Fakultetit të Filologjisë dhe nuk ka kushte për punë. Ai ka bërë të ditur se çdo vit kanë kërkuar që të kenë hapësira pune për këtë fakultet. Arbneshi ka thënë se nuk ka parcelë për këtë fakultet.

Dje, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka mbajtur një takim me Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku u diskutua rreth problemeve të infrastrukturës, nevojën për ndërtimin e objekteve të reja, si dhe riparimet e nevojshme të objekteve të vjetra. Ai ka shprehur gatishmërinë që të ofrojë mbështetje në plotësimin e infrastrukturës, në tejkalimin e vështirësive që kanë në këtë drejtim, por theksoi nevojën që kërkesat të qartësohen, të adresohen problemet dhe të angazhohemi së bashku, të bëjmë zgjidhjet e duhura brenda mundësive.

Ndryshe, studentët  e FSHMN-së, para pak ditësh i janë drejtuar kryeministrit Ramush Haradinaj, e kryeparlamentarit Kadri Veseli me letër të hapur për të kërkuar ndërtimin e objektit të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore, si dhe rikthimin e drejtimeve arsimore në fakultet.

Back to top button