Fehmi Mehmeti zgjedhet Guvernator i Bankës Qendrore

Kuvendi zgjedh Guvernatorin e Bankës Qendrore

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme ka zgjedhur Guvernatorin e Bankës Qendrore, Fehmi Mehmetin. Ai mori  votën e 60 deputetëve, kurse në kandidim ishte me Besnik Bislimi, i cili mori 31 vota, Shkëndije Limaj me 15 vota dhe Safet Merovcin, i cili mori 4 vota.

Kuvendi tutje vendimin për emërimin e Mehemtit, Guvernator do të ia dërgojë Presidenitit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Zgjedhja e Mehmetit, pason shkuarjen e ish- guvernatorit Bedri Hamza në postin e Ministrit të Financave në Qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Fehmi Mehmeti  më 11 shtator 2017 ishte emëruar nga Bordi i BQK-së për Ushtrues Detyre të Guvernatorit deri në zgjedhjen e Guvernatorit të ri. Kurse më herët, Mehmeti nga 1 shtatori i vitit 2013 ishte emëruar në pozitën e zëvendësguvernatorit për Mbikëqyrje Financiare, në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.

Objektivi parësor i Bankës Qendrore është të nxisë dhe të mbajë një sistem financiar stabil, duke përfshirë një sistem të sigurt, të qëndrueshëm dhe efikas të pagesave./21Media

Back to top button