Florian Dushi emërohet zëvendësministër i Drejtësisë

Dushi i rikthehet postit të vjetër

Florian Dushi nga Lidhja Demokratike e Kosovës është emëruar zëvendësministër i Ministrisë së Drejtësisë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Dushi nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.

Dushi këtë post e ka mbajtur edhe gjatë qeverisjes në vitet 2014-2017. Po ashtu para fillimit të zgjedhjeve të 6 tetorit ai është larguar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ku ka qenë përfaqësues i LDK-së, për të kandiduar si deputet në Kuvendin e Kosovës.

Kujtojmë se ministre e Drejtësisë është Albulena Haxhiu./21Media

Back to top button