Po ashtu është kërkuar edhe amandamentimi i Ligjit për invalidët e luftës

Po ashtu është kërkuar edhe amandamentimi i Ligjit për invalidët e luftës

Ministri i Financave Avdullah Hoti, së bashku me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza dhe delegacionin e Kosovës, gjatë vizitës në Uashington, u takuan me zëvendë presidentin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang, me drejtorin e Departamentit për Evropë në FMN, Paul Thomson, si dhe drejtoreshën Ekzekutive të Konstituencës së Kosovës, Michaela Erbenova.

Zyrtarët e Fondit Monetar Ndërkombëtar e kanë përgëzuar Ministrinë e Financave dhe Bankën Qendrore të Kosovës për implementimin me sukses të të gjitha reformave që lidhen me rishkimin e dytë dhe të tretë të programit të FMN-së.

Sipas një njoftimi të MF-së, gjatë takimit gjithashtu u bë e ditur se për të përmbyllur me sukses këtë program janë edhe dy masa që duhet të ndërmerren nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, riklasifikimi i veteranëve të luftës sipas Ligjit të ri, si dhe amandamentimi i Ligjit për invalidët e luftës.

Ministri Avdullah Hoti ka prezantuar në këtë takim ka prezantuar  idenë e nisjes së një programi të ri me FMN-në pasi të përmbyllet programi ekzistues.

“Ky program i ri do të ishte shumë i rëndësishëm për të ruajtur rezultatet e mira që janë arritur në zhvillim ekonomik dhe punësim dhe stabilizim të buxhetit, si dhe për të thelluar më tutje reformat ekonomike dhe sociale. Me këtë rast, zyrtarët e FMN-së ishin të hapur për këtë mundësi, duke u pajtuar që diskutimet të vazhdojnë në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e dërguar.

Po ashtu në njoftim thuhet se gjatë këtyre takimeve në veçanti u diskutua pakoja e re fiskale, për të cilën Qeveria ka punuar intenzivisht në muajt e fundit. Gjatë diskutimit Ministri Hoti theksoj rëndësinë e kësaj reforme në avancimin e kushteve të të bërit biznes në Kosovë, si dhe promovimin e punësimit dhe prodhimit vendor./21Media

 

http://rtv21.tv/fmn-kerkon-riklasifikimi-te-veteraneve-te-luftes-sipas-ligjit-te-ri/
Facebook Comment