Formacionet zyrtare të finales së Ligës së Kampionëve

 

Ora e shumëpritur erdhi. Gjithçka është gati për t’u zhvilluar finalja e madhe e Ligës së Kampionëve për sezonin 2020/21.

Në stadiumin “Dragao” të Portos nga ora 21:00 përplasen dy gjigantët angleze Chelsea dhe Manchester City.

Të dy trajnerët, Thomas Tuchel i Chelseat dhe Pep Guardiola i Manchester Cityt tashmë i kanë publikuar formacionet zyrtare me të cilat do të zbresin në fushë skuadrat për ta fituar trofeun më të vlefshëm evropian në nivel klubesh.

Ja formacionet zyrtare:

Manchester City: Ederson, Walker, Dias, Stones, Zinchenko, Gundogan, De Bruyne (C), Bernardo, Mahrez, Sterling, Foden.

Chelsea: Mendy, Azpilicueta, Silva, Rudiger, James, Kante, Jorginho, Chilwell, Mount, Werner, Havertz.

Back to top button