Gabriel: Kosova duhet ta ketë ushtrinë

Kryeministri Mustafa tha se ushtria duhet të formohet me mbështetjen e SHBA-ve, NATO-s dhe BE-së

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmal Gabriel tha se formimi i ushtrisë së Kosovës duhet të bëhet duke i përfshirë të gjithë perfaqësuesit e parlamentit duke perfshirë edhe serbët.

“Kosova ka të drejtë të ketë ushtrinë si shtet sovran. Këtë proces duhet ta ndihmojnë shtetet fqinje dhe BE-ja” tha ministri gjerman Gabriel, shkruan rtv21.tv

Ndërkaq, kryeministri, Isa Mustafa, deklaroi se institucionet e vendin e kanë planin për formimin e ushtrisë. “Është pajtimi i të gjitha palëve të Kosovës që të formohet ushtria. Kjo çështje duhet të bëhet në pajtim me NATO-n, BE-në dhe SHBA-të, dhe të zhvillohet debat me të gjtha komunitetet dhe të bejme perpjektje qe të merret përkrahja edhe e serbeve të Kosovës. Tani po punojmë ne një agjendë të komunikimit në terren me të gjithë” tha Mustafa./21Media

Back to top button