George H.W. Bush përsëri shtrihet në spital

Një zyrtar i ish presidentit amerikan George H.W. Bush ka bërë të ditur se 92 vjeçari është shrirë në një spital në Houston

Arsyeja për shtrirjen e tij thuhet të jetë pneumonia , dhe se Bush është dërguar në spital për shkak të një kolle që nuk e linte të flejë.

Jim McGrath zëdhënës i Bush-it ka konfirmuar se doktorët kanë diagnostifikuar pneumoni, e që po trajtohet me sukses, shkruan rtv21.tv.

Ish-presidenti do të mbahet nën obzervim në spital edhe disa ditë të tjera. Edhe në muajin janar Bush ishte pranuar në spital për komplikime me pneumoninë. Në të njejtin muaj edhe gruaja e tij Barbara Bush ishte shtrirë në spital.

Ish presidenti tjetër Bill Clinton e ka vizituar Bushin muajin e kaluar, duke i uruar një shërim të shpejtë./21Media

Back to top button