Gjashtë të vdekur dhe dhjetëra të lënduar në një diskotekë

Gjashtë persona kanë vdekur gjatë një rrëmuje në një diskotekë, ku u hodh sprej me erë të keqe

Pesë të mitur dhe një nënë që shoqëronte vajzën e saj kanë vdekur gjatë një rrëmuje në një diskotekë në Ancona të Italisë. 35 të tjerë kanë mbetur të lënduar, prej të cilëve 12 janë gjendje serioze, thonë zyrtarët.

Shkaktar i vdekjes dyshohet të ketë qenë një sprej me erë të keqe që u hodh në diskotekë, në Ancona të Italisë. Diskoteka “Lanterna Azzurra” po mbante një koncert të reperit Sfera Ebbasta dhe bëhet e ditur se rreth 1 mijë njerëz ishin brenda. Incidenti ka ndodhur rreth orës 01:00 të mesnatës.

Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Senigallias dhe Anconas./21Media

Back to top button