Gjuhet me vezë kryetari i Klinës, reagon Pantina

Shqipe Pantina tha se nuk kanë kohë për të humbur me Bashotën

Në ceremoninë e hapjes së festivalit ” I këndojmë lirisë” në Klinë është gjuajtur me vezë kryetari i komunës së Klinës Sokol Bashota. Kështu ka bër te ditur anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina, e cila me ka reaguar duke thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk qëndron prapa këtij akti.

“Sapo u njoftuam se në ceremoninë e hapjes së festivalit ” I këndojmë lirisë” në Klinë qenka gjuajtur me vezë kryetari I komunës së Klinës Sokol Bashota. Ndonëse ne besojmë se kryetari Bashota nuk meriton respekt nga qytetarët, Lëvizja Vetëvendosje nuk qëndron prapa këtij akti simbolik. Aktualisht ne jemi të zëne duke shpalosur programin tonë qeverisës për katër vitet e ardhshme dhe nuk kemi kohë për të humbur me Bashoten me të cilin duhet të ketë punë prokuroria për keq menaxhimin dhe keqpërdorimet që i ka bërë ne komunën e Klinës. Veçanërisht na vie keq që prezent me këtë rast ka qenë Halil Krasniqi babi i heroit Mujë Krasniqi i cili gëzon respektin e gjithë qytetarëve përfshi këtu edhe të aktivistëve dhe anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje” ka shkruar Pantina./21Media

Back to top button