Gruaja e Lushtakut ka arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë

Gruaja e Lushtakut ka arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë

E ulur në bankën e të akuzuarve përkrah Sami Lushtakut, i akuzuar për arratisjen nga QKUK-ja gjatë kohës sa po gjykohej për krime lufte, Myrvete Hasani- Lushtak, gruaja e Lushtakut ka arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë, në gjykimin e njohur në publik si ‘Arratisja e Sami Lushtakut nga QKUK-ja”.

Myrvete Hasani- Lushtaku akuzohet për veprën penale lehtësim i personave të privuar nga liria. E akuzuara Myrvete Hasani-Lushtaku është njoftuar me të gjitha benificionet dhe pasojat e lidhjes së kësaj marrëveshje deklaroi prokurorja speciale, Florije Shamolli.

Ndërsa avokati Visar Rrecaj mbrojtës i të akuzuarës deklaroi se marrëveshja e tillë është nënshkruar pas konsultimit të mjaftueshëm me të mbrojturën e tij, pasi janë pajtuar me dënimin e propozuar nga prokuroria dhe i njëjti të zëvendësohet me dënim me gjobë. Ndaj të njëjtës u veçua procedura dhe shpallja e vendimit do të bëhet me datën 4 dhjetor./kallxo.com