Gushti afati i fundit për gjuhën shqipe

Hahn kërkon nga partitë shqiptare që të prolongohen,ata nuk pranojnë

TV21 siguroi “Udhërrëfyesit për Reforma Urgjente” që qeveria e miratoi para dy ditëve. Ligji për gjuhën shqipe është pjesë e këtij dokumenti, kurse afati për miratimin e ligjit është gushti i këtij viti.

Nga burime partiake, TV21 mëson se euro-komisari Johannes Hahn, ka pyetur partitë shqiptare për mundësinë që të prolongohet miratimi i ligjit, por liderët shqiptar kanë qenë kategorik, ligji për gjuhën shqipe të bëhet brenda 3 muajve.

Për shumë detaje, ndiqni magazinën informative #21LiveNews , në 18:30./21Media

Back to top button