Haradinaj: FSK ushtri e paqes, dëshirojmë të kemi partneritet për paqe edhe me ushtrinë e Serbisë

“Ne s’kemi ardh te rreshti që ne me rreziku paqen, paqen që na ka mungu, ne kemi ardh te rreshti për me e ndihmu paqen.”

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj sot me rastin e ceremonisë shtetërore të transformimit të FSK-së ka thënë që e rëndësishme për këtë ditë është që ushtria e Kosovës është rreshtuar si ushtria e fundit me ushtri të paqes.

“Duke qenë jashtë rreshtit asnjëherë nderi ynë nuk është vu në pikëpyetje.(..) Ajo që është me shumë rëndësi sot ushtria e fundit u rreshtu me ushtri të paqes. Porosia që e qon Kosova sot paqen e kemi fitu me shumë dhembje, për paqe na kanë ndihmu aleatët tonë, jemi të fundit që kemi mbërri në paqe, të fundit kemi me e lon paqen. Nuk mund të na hek më kush prej rreshtit të ushtrive të paqes.” , ka thënë Haradinaj.

Kryeministri ka thënë gjithashtu që me guxim do të mbajmë ushtrinë në drejtimin më të drejtë që ekziston duke mbrojtur paqen. “Ne s’kemi ardh te rreshti që ne me rreziku paqen, paqen që na ka mungu, ne kemi ardh te rreshti për me e ndihmu paqen.”, ka thënë Haradinaj.

I pari i Qeverisë ka ftuar të gjithë ushtritë e rajonit për partneritet me ushtrinë e Kosovës, për partneritet të paqes ai e ftoi edhe ushtrinë e Serbisë. “Po dëshirojmë të kemi partneritet për paqe edhe me ushtrinë e Serbisë qysh dëshirojmë që një me pas paqe me Serbinë.”

Haradinaj fjalimin e tij e përmbylli duke thënë që Zoti e bekoftë Ushtrinë e Kosovës.

Sot më datën 14 dhjetor, Kuvendi i Kosovës ka votuar transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri.

Transformimi i FSK-së në Ushtri vjen 10 vjet pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës./21Media

Back to top button