Haradinaj: Kurti po gabon me heqjen e taksës

“Të hiqet taksa pa asnjë profit nga Kosova është e gabueshme”

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj sot ka folur rreth heqjes së taksës për lëndën e parë nga kryeministri Albin Kurti.

Sipas Haradinajt, Kurti po gabon rëndë.

“Heqja e taksës është paralajmëruar disa javë më herët nga Kurti. Ai e ka ofertuar gabim heqjen e taksës, pasi nuk i dha argument SHBA-së, por vetëm doli në konferencë për shtyp”, ka thënë Haradinaj për Televizionin Publik të Kosovës.

“Të hiqet taksa pa asnjë profit nga Kosova është e gabueshme. Është një nga vendimet më të gabueshme të kësaj qeverie”, ka shtuar ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka nënshkruar dokumentin për shqyrtimin dhe miratimin në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë për lirimin nga tarifa 100% për lëndën e parë që hynë në Kosovë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Back to top button