Haradinaj: Letra e Presidentit Trump është lajm i mirë për shtetin dhe popullin e Kosovës

Hardinaj për letrën e Trumpit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se letra e Presidentit Trump është lajm i mirë për shtetin dhe popullin e Kosovës.

Ai ka thënë se SHBA që nga fillimi ka qenë dhe vazhdon të jetë përkrahësja më e fuqishme e shtetit të Kosovës, sovranitetit dhe integritetit territorial të saj.

“Si Kryeministër i Qeverisë së Kosovës mbështes fuqishëm çdo përpjekje për unifikim të qëndrimeve të spektrit politik dhe përgatitjeve të shpejta për përmbylljen e marrëveshjes gjithpërfshirëse ligjërisht obligative ndërmjet dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media

Back to top button