Haradinaj takoi investitorë nga Izraeli dhe Shqipëria

Sipas Haradinajt, Kosova ofron kushte të mira për investitorët e huaj

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim investitorë nga Izraeli dhe Shqipëria, Eitan Bar Zeev, Nimrod Rinot, Hay Galis dhe Irfan Hysenbelliu.

Haradinaj ka thënë se Kosova ofron kushte të volitshme për investitorë të huaj.

“Kosova ofron kushte të volitshme për investitorë të huaj dhe ka kapacitete për t’i gjeneruar këto investime me rëndësi të jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik në vend. Në vazhdimësi kemi punuar që këto mundësi t’ua prezantojmë investitorëve, duke plotësuar infrastrukturën e nevojshme ligjore dhe tatimore”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, investimet në energji, ndërtimtari, tregti dhe në sfera të tjera janë sektorët që Kosova mund t’i funksionalizojë në favor të zhvillimit ekonomik dhe sipas tij, institucionet tona kanë kapacitete të plota për t’i orientuar dhe mbështetur ato.

Back to top button