Haradinaj: Vetëm Kurti mund ta formojë Qeverinë

Vetëm i pari i zgjedhjeve mund ta krijojë Qeverinë

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë foli edhe për formimin e Qeverisë së re. Ai tha së vetëm lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti mund të krijojë Qeverinë tani për tani sepse sipas tij, vetëm i pari që ka dal në zgjedhje mund të krijojë qeverinë. Haradinaj e quajti të pamundur që Qeverinë ta krijojë partia që është rendit e dyta në zgjedhje, e që në këtë rast është LDK, shkruan rtv21.tv.

Kujtojmë që VV dhe LDK që tre muaj që nga përfundimi i zgjedhjeve janë në diskutim më qëllim të arritjes së një marrëveshjeje për koalicion, por që ende nuk është treguar e suksesshme përpjekja e tyre. /21Media

Back to top button