Haziri mban mbledhje me drejtorët me veshje tadicionale

Mbledhje e veçantë

Mbledhja e bordit të drejtorëve të Gjilanit, të premten ishte më e veçantë.

Përpos plot temave u diskutuan, Lutfi Haziri – kryetar, Arbër Ismajli – nënkryetar dhe drejtorët komunalë, u veshën në mënyrë tradicionale.

Kjo ngjarje shënon fillimin e aktiviteteve në shënim të 12-vjetorit të shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.

Gjilani, me këtë rast, i bën thirrje të gjitha institucioneve qëndrore dhe lokale të festojnë tradicionalisht.

Moto e Gjilanit në vigjilje të përvjetorit të shpalljes së pavarësisë është  “12 vjet, më i bukuri shtet!”./21Media

Back to top button