Helmohen katër persona në një aheng në restorant

Katër persona janë helmuar nga ushqimi në Podujevë, të cilët më pas rreth orës 21:00 janë trajtuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare të kësaj komune.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar drejtori i QKMF-së në Podujevë, Ymer Llugaliu. Ai bëri të ditur se qytetarët që u trajtuan me infuzion pas një ahengu në një restorant, janë dërguar në Klinikën Infektive në Prishtinë.
Drejtori i kësaj klinike, Arben Vishaj, bëri të ditur për rtv21.tv se janë në pritje të konfirmimit laboratorik nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës./21Media

Back to top button