Lagja e Trimave, të akuzuarit i larguan nga salla

Janë refuzuar propozimet për të dëshmuar politikanët

Tridhjetë e shtatë të akuzuarit në rastin “Lagja e trimave” e bojkotuan seancën e sotme. Reaguan ashpër pasi që u refuzuan propozimet e mbrojtjes së tyre që të përjashtohet Këshilli gjyqësor në krye me Verka Petrovskën, kryetarin e gjykatës Stojançe Ribarev si dhe njeriu i parë i gjykatës supreme, Jovo Vangellovski. Reagimi i tyre e ngriti në këmbë edhe policinë në sallën gjyqësore, të cilët i nxorën jashtë një nga një. Të akuzuarit refuzuan që ta pranojnë gjyqin dhe kërkojnë që e vërteta të del në pah, andaj insistojnë para gjykatës të paraqitet ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministrja për punë të brendshme, Gordana Jankullovska, ish njeriu i parë i DSK-së, Sasho Mijallkov, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe disa funksionar të tjerë, shkruan TV21.TV

“Të akuzuarit vlerësojnë që nuk mund të vërtetohet e vërteta për rastin Lagja e trimave dhe e bojkotuan gjykimin e sotshëm, andaj një nga një i larguan nga salla e gjykatës. Gjykimi më tej do të vazhdoj me leximin e dëshmive në përputhshmëri me ligjin për procedurë penale pa prezencën e tyre kjo gjë mund të ndodh edhe më tej”, Lupço Vesellinovski, Avokat.

Prokurorja, Villma Ruskovska, e cila e përfaqëson prokurorinë, thotë që politikanët që tani i ka propozuar si dëshmitar , mbrojtja që nga fillimi i ka pasur të njohur gjatë procedura hetimore, andaj që atëherë është dashur t’i propozoj si dëshmitar.

“Do me thënë sipas ligjit të ri për procedurë penale, nuk ka mundësi ligjore që ajo që ka qenë e njohur gjatë kohës së hetimit të propozohet si dëshmi plotësuese. Si dëshmi plotësuese mund të propozohet vetëm nëse diçka ka dalë pas seancës kryesore”, u shpreh Villma Rusjovska, Prokurore.

Procedura gjyqësore, Lagja e trimave, në të cilën janë akuzuar 37 persona për terrorizëm dhe organizatë terroriste, është një nga procedurat më të shtrenjta gjyqësore deri më tani. Për pesëdhjetë seanca vlerësohet se kanë harxhuar mbi një milion euro para nga buxheti, kryesisht për sigurimin e mbështetjes nga helikopteri. Ai duhet të zbuloj se kush dhe pse qëndron pas përleshjes së armatosur të 9 dhe 10 majit në vitin 2015 në lagjen e Kumanovës, ku u vranë 8 pjesëtarë të forcave policore dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur./21Media

Back to top button