"Këto zgjedhje janë jashtëzakonisht të rëndësishme për Kosovën"

“Këto zgjedhje janë jashtëzakonisht të rëndësishme për Kosovën”

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, së bashku me bashkëshorten e tij Seleveten, kanë votuar në Fakultetin Filologjik në Prishtinë.

“Selvetja edhe unë sapo kryem obligimin tonë qytetar për të votuat. Këto zgjedhje janë jashtëzakonisht të rëndësishme për Kosovën. Ftoj të gjithë qytetarët që të votojnë dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të mirën e tyre dhe të familjes së tyre…..ftoj të gjitha organet KQZ-në, vëzhguesit që të bëjnë punën e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Avdullah Hoti.