Hoxhaj përshëndetet me zyrën, vendin ia zë Hoti

Hoxhaj ia dorëzoi detyrën Hotit

Enver Hoxhaj ia ka liruar zyrën zëvendëskryeministrit të parë të sapozgjedhur të Qeverisë, Avdullah Hoti. Hoxhaj e ka uruar Hotin për detyrën e re.

“Sot i dorëzova detyrën Zevendëskryeministrit Abdullah Hoti. E urova për detyrën e re dhe e informova për punët e kryera dhe ato që e presin.”, ka shkruar ai në Facebook.

Në Qeverinë Kurti, përveç Hotit, zëvendëskryeministër është edhe Haki Abazi./21Media

Back to top button