Infermierët e QKUK-së protestojnë për rroga

Protesta ka filluar në orën 12:00

Infermierët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës po protestojnë sot për ngritjen e pagave të tyre. Protesta e infermierëve të QKUK-së ka filluar në orën 12:00.

Fillimisht infermierët janë mbledhur brenda Klinikes së Kirurgjisë, pastaj të gjithë janë zhvendosur në oborrin e QKUK-së.

Kujtojmë që mjekët në Klinikën e kirurgjisë tashmë disa javë janë në grevë më kërkesat për rritjen e pagave./kallxo.com

Back to top button