Inter i japin afat 20 ditë Simeones

Diego Simeone është bërë një nga trajnerët më të dashur me gjërat që ka arritur me Atletico Madridin

Simeone ka bërë të ditur se herëdokur do të bëhej trajner i Interit, mirëpo klubi italian dëshiron që kjo të ndodhë shumë më shpejt.

Inter i ka ofruar një kontratë Simeones për të ndryshuar skuadër në fund të sezonit, por i kanë dhënë vetëm 20 ditë kohë argjentinasit për të vendosur, shkruan rtv21.tv.

Raportet pretendojnë që oferta është një kontratë 5 vjeçare, që do t’i sillte Diegos 11 milionë euro në sezon, ose 55 milionë euro për 5 vitet e kontratës./21Media

Back to top button