Kanosje në zyren kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti

Policia po merret me hetimin e rastit

Një kanosje ka ndodhur sot në zyren e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Jo zyrtarisht mësohet se janë kanosur kryetari Shpend Ahmeti dhe asistenti i tij, Nezir Ismaili.

Kanosjen ndaj një personi zyrtar për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 11:00, ne stacionin policor Qendra është iniciuar një rast Kanosje ndaj personit zyrtar. Rasti ka ndodhur në rrugën “UÇK” në Prishtinë, saktësisht në objektin e Komunës. Me rastin po merren njësitet kompetente.”, ka thënë Ahmeti.

Të njëjtën për portalin rtv21.tv e kanë konfirmuar edhe nga Zyra për Media e Komunës së Prishtinës, duke mos dhënë më shumë detaje, sipas tyre me rastin po merret Policia e Kosovës./21Media

Back to top button