Kështu festoi mbrëmë ushtari që mori vëmendjen e të gjithëve

“Sot po e bëjmë ushtrinë e paqes dhe stabilitetit. Ashtu siç na mësuan prindërit e gjyshërit”

Ushtari që mori vëmendje dje gjatë ceremonisë për Ushtrinë e Kosovës ishte djali i heroit, Shkelzen Haradinajt, Luani, i cili është pjesëtar i Ushtrisë së Kosovës.

Kryetari Kuvend të Kosovës, Kadri Veseli gjatë fjalimit në ceremoninë për Ushtrinë e Kosovës i njoftoi të pranishmit në sallë me djalin e Shkelzenit, Luan Haradinajn. “Për ata që nuk e dijnë ky është Luan Haradinaj”, tha Veseli dhe në atë moment e gjithë salla shpërtheu në duartrokitje dhe u ngritën në këmbë, shkruan rtv21.tv

Me rastin e formimit të Ushtrisë, edhe ushtari Luan Haradinaj uroi vendin e tij përmes një postimi në instagram, krahas së cilit ka shkruar se sot po e bëjmë ushtrinë e paqes dhe stabilitetit.

Që nga Aleksandri i Madh e deri te famëmadhja Ushtri Çlirimtare e Kosovës, ne i dëshmuam botës vendosmërinë dhe civilizimin tonë. U shquam si luftëtarë të zot të perandorive, të mëshirshëm për të pambrojturit, të rreptë ndaj armikut. 
Sot po e bëjmë ushtrinë e paqes dhe stabilitetit. Ashtu siç na mësuan prindërit e gjyshërit. 
Faqebardhë. 
Urime Kosovë 
Urime familjarë të Dëshmorëve dhe ju luftëtarë të lirisë.”, ka shkruar Haradinaj, krahas imazhit, në të cilin shihet i veshur me uniformë.

Pas mbajtjes së ceremonisë për Ushtrinë e Kosovës, Luani ka festuar këtë të rëndësishme për të gjithë, së bashku me familjarët e tij, me ç’rast në instagram ka hedhur disa imazhe.

Kuvendi i Kosovës dje me 107 vota pro ka miratuar shndërrimin e FSK-së në Ushtri. Paraprakisht janë miratuar edhe tri ligjet për FSK-në, ligji për Ministrinë e Mbrojtes, ligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe për shndërrimin e FKS-së në Ushtri./21Media

Back to top button