Klubet ruse të basketbollit u pezulluan nga sezoni i ardhshëm i Euroleagues

Klubet ruse të basketbollit u pezulluan të enjten nga sezoni i ardhshëm i Euroleagues. Organizatorët e Euroleagues përmendën “kufizimet dhe ndalimet të udhëtimit ajror ose kufizime të tjera për lëshimin e vizave për banorët rusë” për shkak të luftës së Rusisë ndaj Ukrainës.
Liga me 18 ekipe kishte tri ekipet pjesëmarrëse nga Rusia sezonin e kAaluar – CSKA Moskën me një licencë afatgjatë dhe hyrje njëvjeçare për UNICS Kazanin dhe Zenit Shën Petersburgut.

Rezultatet e tyre u anuluan pasi Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt. Pezullimi i Euroleagues përputhet me shumë organe të tjera sportive që kanë hequr ekipet dhe atletët rusë nga garat e tyre./21Media
Back to top button