Komuna e Prishtinës do t’i ndihmojë me dru për ngrohje 201 familje

Ahmeti: Kjo nuk është shumë, por zbut sado pak gjendjen në këta muaj dimri

Komuna e Prishtinës përmes Drejtorisë së Mirëqenies Sociale ka vendosur që 201 familje që janë në asistencë sociale t’i ndihmojë me subvencione për të blerë drunj për ngrohje.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se kjo nuk është shumë, por zbut sado pak gjendjen në këta muaj dimri.

“Komuna e Prishtinës përmes Drejtorisë së Mirëqenies Sociale ka vendosur që 201 familje që janë në asistencë sociale t’i ndihmojë me subvencione për të blerë drunj për ngrohje. Kjo nuk është shumë por zbut sado pak gjendjen në këta muaj dimri”, ka bërë të ditur Ahmeti në Facebook.

Ndërsa, rreth 150 familjeve me gjendje të rëndë ekonomike iu janë siguruar sot dru për ngrohje nga drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë e Ferizajt./21Media

Back to top button