Vritet në sy të vajzës

Vritet në sy të vajzës

Një krim në familje ka ndodhur mbrëmë në Paskuqan të Shqipërisë, ku kunati ka qëlluar për vdekje kunatën e tij, E.Ç, 30 vjeç.

I dyshuari me inicialet E.Ç, 34 vjeç ka goditur me mjet të fortë (shkop druri) kunatën e tij, 30 vjeçare duke e lenë të vdekur.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e viktimës, e cila është vrarë në prezencën e nënës dhe vajzës së saj.

Autori i krimit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia po punon për kapjen e tij.

Shkak i vrasjes dyshohet të kenë qenë konfliktet familjare./oranews