Sekretari i NISMA-s, Shyqyri Bytyqi ka kërkuar llogari nga i pari i PDK-së, Kadri Veseli

Sekretari i NISMA-s, Shyqyri Bytyqi ka kërkuar llogari nga i pari i PDK-së, Kadri Veseli

Sekretari për ekonomi dhe financa i Nismës për Kosovën, Shyqyri Bytyqi, në një konferencë për media tha se Kadri Veseli e ka obligim që para se të kërkojë një fillim të ri të iu tregojë qytetarëve se ku mbeten premtimet e misionit të ri.

Ai tha se në misionin e ri, Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi kishin premtuar 200 mijë vende pune.

“Ku mbeti liberalizimi i vizave, ku mbeti fondi i investimeve prej 2 milionë eurove. Shëndetësia është në kaos, qytetarët e Kosovës vazhdojnë të kërkojnë shërim jashtë vendit. Po ashtu, kanë premtuar 24 orë rrymë, sot në shekullin 21, në Kosovë ende ka ndërprerje të rrymës”, tha ai.