Kurtit i konfirmohet edhe një votë nga boshnjakët

Nesër pritet të nënshkruhet marrëveshja VV-LDK

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka njoftuar se është takuar në Prizren me kandidaten për deputete nga radhët e komunitetit boshnjake, Emilia Rexhepi.

Ai tha se Rexhepi ia ka konfirmuar votën e saj për të si kryeministër, por edhe për qeverinë.

“Znj. Emilia Rexhepi do të jetë sërish deputete boshnjake në Kuvendin e Kosovës. Ajo e konfirmoi votën e saj për mua si kryeministër dhe për qeverinë tonë të re”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

I pari i VV-së tha se kanë biseduar për sfidat e qeverisë për zhvillim ekonomik, për reformë arsimore, sundim të ligjit, demokratizim dhe barazi sociale, që sipas tij nuk përjashton askënd. “Diskutuam edhe për forcimin e lidhjeve institucionale me Sanxhakun dhe Sarajevën”, tha Kurti.

Nesër pritet që të nënshkruhet marrëveshja për koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Vetëvendosje në zgjedhjet e 6 tetorit ka arritur t’i siguroi 29 ulëse në Kuvend, ndërsa LDK një më pak 28./21Media

Back to top button