Kuzhinë, në shërbim të skamnorëve

Ushqim për persona me kushte jo të mira materiale

Peja, simboli i bukurisë, kulturës dhe traditave, elemente këto që me shumë deshirë do t’i shihnim sa herë te na ipet rasti, mirëpo diçka krejt tjetër shumë humane dhe shpirtërore do të mësoni nga ky qytet i bukur, shkruan rtv21.tv

Bëhet fjalë për një restorant të vogël me 7 ose 8 tavolina. Nikoqirët e këtij lokali me shumë dashamirësi presin çdo ditë mysafirët e vet.

E veçanta e këtij lokali është se këtu ushqehen persona me kushte jo të mira materiale të papunë dhe të vetëm në familje.

Ky lokal është themeluar në kuadër të Organziatës Humanitare Bereqeti rrjet ky i cili funksionon edhe nëpër qytete tjera të Kosovës.

Restoranti i cili arrin të përgatit drekë me meny të ndryshme në 6 ditë të javës është i hapur nga ora 7 deri në orën 3 pasdite./21Media

Back to top button