Lajm i mirë nga Qeveria për nënat e reja

Lehonat e papuna në 12 muajt e fundit do të përfitojnë mbështetje financiare 170 Euro për 6 muaj, ndërsa ato të punësuara do të përfitojnë mbështetje financiare 170 Euro për 3 muaj, krahas kompensimit të rregullt të pushimit të lehonisë.
“Nënat e reja mbi 18 vjeç, të cilat kanë lindur foshnjën ne tre muajt e fundit, mund të aplikojnë për mbështetje duke plotësuar formularin për aplikim në platformën elektronike “eKosova” me të dhënat personale të aplikueses, numrin e llogarisë bankare dhe numrin personal të foshnjës”, ka njoftuar eKosova në kuadër të Qeverisë Kurti II përmes një postimi në “Facebook”, më qëllim të informojë  gratë që tani janë bërë nëna se vazhdon mbështetja financiare për të gjitha nënat e reja!
Kjo mbështetje financiare është inicuar me qëllim të forcimit të pozitës financiare të gruas në shoqëri, e cila rrjedhimisht përkthehet në rritje të mirëqenies e barazisë shoqërore Kryeministri Albin Kurti kishte thënë se “Barazia arrihet atëherë kur mundësitë dhe mbështetja e ofruar marrin parasysh nevojat dhe rrethanat e ndryshme për të pasur një rezultat të barabartë”./21Media

Back to top button