LDK: Qeveria po përpiqet t’i mbuloi dështimet

LDK kritikon Qeverinë

​Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), ka kritikuar koalicionin qeverisë PAN, në veçanti Qeverinë që në prag të 11-vjetorit Pavarësisë së Kosovës po përpiqet t’i mbuloi dështimet, duke e quajtur këtë vit të ekonomisë.

Zëdhënësi i LDK, Besian Mustafa në një konferencë për media ka thënë se Telekomi i Kosovës është në kolaps total, ku përveç humbjeve dhe rënies së të hyrave, është bërë kompani për mbi-punësim me militant partiak. Ai po ashtu ka përmendur edhe kamatën prej 30 milionë për Z-mobile, si dhe dështimin e fundit siç tha ai për kredinë 20 milionë euro. Sipas Mustafës, dështimet në telekom dhe në ndërmarrje tjera janë dhjetëra e qindra miliona euro humbje.

Zëdhënësi Mustafa po ashtu ka thënë se dështim tjetër është edhe rënia e investimeve të huaja, rënia e eksporteve dhe rritja e importit.

Ndër të tjera, ai ka thënë se Kosova ka një papunësi 30.7 përqind ose mbi 50 përqind e të rinjve janë të papunë.

Back to top button