Lewandowski i gatshëm për Realin

Sulmuesi i Bayern Munichut ka stërvitur rregullisht me skuadrën

Robert Lewandowski ka qetësuar Bayernin në prag të ndeshjes me Real Madridin, pasi që ka lënë anash lëndimin duke u stërvitur për duelin e nesërm.

Sulmuesi polak ka lënduar krahun në sfidën e së shtunës përballë Borussia Dortmundit dhe është dashur të largohet nga loja më herët për shkak të dhimbjeve të mëdha.

Megjithatë, Lewa ka shtrënguar dhëmbët dhe do të jetë në fushë nga minuta e parë në ndeshjen e parë çerekfinale, që Bayerni e zhvillon në Allianz Arena.

Back to top button