May firmos “divorcin” me BE-në
Theresa May ka firmosur “divorcin” zyrtar me BE-në
Theresa May ka nënshkruar letrën që do të fillojë zyrtarisht largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.
Letra do t’i dorëzohet Presidentit të Këshillit Evropian Donald Tusk në mesditë, shkruan BBC.
Kjo pason referendumin e qershorit, i cili rezultoi me një votim për të lënë BE-në.
Letra e zonjës May do të dorëzohet në 12:30 të mërkurën nga ana e ambasadorit britanik në BE, Sir Tim Barrow.
Kryeministri, i cili do të kryesojë mbledhjen të kabinetit në mëngjes, do të bëjë një deklaratë të deputetëve që konfirmon se largimi i Britanisë së Madhe nga BE-ja është në proces.