Mbyllet për 10 ditë rruga Kaçanik – Hani Elezit
Mbyllje e përkohshme të rrugës nacionale
Ministria e Infrastrukturës sot ka njoftuar se për shkak të vendosjes së trarëve në Urën 407 dhe për sigurinë publike, mbyllja e paralajmëruar e rrugës nacionale Kaçanik – Hani i Elezit, prej ditës së nesërme, do të vazhdojë të mbetet e mbyllur deri të martën më 18 dhjetor.
Sipas ministrisë kjo mbyllje do të jetë nga ora 07:00 deri në orën 17:00./21Media