Mësimi fillon të hënën

Veseli dhe Haradinaj konfirmojnë arritjen e marrëveshjes me SBASHK-un

Të hënën fillon procesi mësimor, pas disa javësh greve për rritjen e koeficientit. Kështu u bë e ditur pas takimit të krerëve institucional, Kadri Veselit dhe Ramush Haradinajt me përfaqësues të SBASHK-ut. Pas këtij takimi, Veseli përmes një postimi në Facebook ka shkruar se mësimi do të fillojë të hënën.

“Urime mësimdhënës dhe nxënës të dashur! Mësimi fillon të hënën.”, ka shkruar Veseli.

Këtë e ka konfirmuar edhe kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se është arritur dakordim mes dy palësh. Haradinaj zotohet se dialogu mes tyre do t’i shërbejë përmirësimit të sistemit arsimor.

“Sot, në takim me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe përfaqësuesit e SBAShK-ut përfunduam marrëveshjen me sindikatat dhe u dakorduam që mësimi të fillojë të hënën. Dialogu ynë do të vazhdojë në funksion të përmirësimit të sistemit arsimor në vend. Urime nxënës!”, ka shkruar Haradinaj.

Kohëve të fundit në Kosovë, punëtorë të sektoreve të ndryshme publike janë në grevë, pikërisht për shkak të koeficientit të lartë në disa kategori dhe të ulët në kategori tjera./21Media

Back to top button