Për ministra për Qeverinë tekinike duhet të zgjidhen figura të pastra vlerësojnë njohësit e institucioneve të sigurisë

Për ministra për Qeverinë tekinike duhet të zgjidhen figura të pastra vlerësojnë njohësit e institucioneve të sigurisë

Për emërimin e Naqe Çulevit, ministrit të Brendshëm të propozuar nga VMRO-DPMNE-ja për Qeverinë teknike eksperti Bashkim Selmani thotë se partitë politike shqiptare asnjëherë nuk zgjedhin mënyra që të kundërshtojnë figura të paktën kur dyshohet se ka elemente anti-shqiptare.

“Por tani si çdo ministër tjetër, është me rëndësi të zgjidhen figura të pastra të cilave do tu besohet jo vetëm nga Qeveria por edhe nga ana e qytetarëve. Duhet pasur kujdes në momentin që lindin dilema jo vetëm për këtë figurë por edhe figura të tjera që nuk janë pastruar në aspektin e aktgjykimeve siç ishte rasti i Kumanovës, Sopoti dhe shumë raste tjera” tha për TV21 analisti Bashkim Selmani.

Nga Sindikta e pavarur e policisë ,  thonë se nuk janë as kundër e as pro emërimit të Naqe Çulevit.

“Sipas asaj që e di edhe opinioni publik kjo garniturë nuk ka asnjë kompetencë. Ne si sindikatë, kujdesemi që të mos ketë dëm ndaj punës së Sindikatës së Pavarur të Policisë. Mendoj se kjo nuk do të ndodhë brenda këtyre 100 ditëve deri në zgjedhjen e Qeverisë së re” deklaroi Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policisë, Goce Delçev Todev.

Ministri i Punëve të Brendshme mund të bëjë më së shumti 15 shkarkime apo sistemime, në nivel më të ulët apo më të lartë të bartësve të pozitave udhëheqëse në ministri, në pajtim me ligjin. Njeriu i parë në MPB në Qeverinë teknike mund të bëjë edhe sistemime horizontale të të punësuarve të cilët janë me propozim të tij në numrin deri 10 nga numri i sistemimeve horizontale të bazuara në mesataren e këtyre sistemimeve në vitin 2013 dhe 2014./21Media