“Mora mbështetje të plotë nga Hahn”

Xhaferi tha se as flamuri shqiptar e as programet politike të partive shqiptare nuk cenojnë jetën politike në Maqedoni

Pas takimit të tij në Bruksel me eurokomisionerin për zgjerim Johanes Hahn, kryeparlamentari Talat Xhaferi theksoi se edhe një herë është rikonfirmuar mbështetja e pakompromis e Bashkimit Evropian për zgjedhjen e tij si kryetar.

Xhaferi e ka informuar Hahn për të gjitha hapat e mëtejshëm që e presin kuvendin e Maqedonisë, pasi Xhaferi ka dërguar tashmë letrën deri te presidenti Gjorge Ivanov ku e informon për shumicën e re parlamentare. Nëse Ivanov nuk reflekton dhe refuzon të japë mandatin, atëherë shtoi Xhaferi, Kuvendi ka të drejtë kushtetuese që vetë të thirrë seancë për të formuar qeverinë e re.

Lidhur me reagimet nga ana e VMRO-DPMNE-së për vendosjen e flamurit shqiptar në tavolinën e tij të punës, Xhaferi tha se as flamuri shqiptar e as programet politike të partive shqiptare nuk cenojnë jetën politike në Maqedoni. Fakti që i përkas kombit shqiptar, kam vendosur atë flamur që flet për ndjenjat e mia ndaj asaj që jam, saktësoi Xhaferi./21Media

Back to top button