Moti në bregdetin shqiptar

Në pjesën më të madhe të Shqipërisë do të ketë dominim të kthjellimeve dhe vranësirave të pakta gjatë paraditës.
Por mesdita dhe pasditja do të shtojnë vranësirat, ku pjesërisht në zonën e ulët dhe malore do të krijohen mundësi për reshje të izoluara. Por mbrëmja rikthen motin e qëndrueshëm.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulën në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14 gradë deri në 35 gradë Celsius.
Era do te fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim deri në 3 ballë.
Pjesërisht Rajoni i Ballkanit dhe Evropa Qendrore do të jenë me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu. Po ashtu me vranësira të shumta dhe reshje shiu vijon Veriu i kontinentit. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit evropian do të jetë në dominimin e motit të kthjellet dhe kalimeve të pakta të vranësirave.

Back to top button