Moti në Shqipëri

Mot i kthjellët dhe me diell

Qarkullimi i masave ajrore nga Jugperëndimi i Europës do të bëjë që Shqipëria të dominohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, moit i kthjellët do të jetë prezent gjatë gjithë ditës.

Herë pas here do të ketë kalime vranësirash të lehta nëpër zonën malore të Shqipërisë. Parashikohet që edhe pjesa e dytë e ditës të vijojë me të njëjtat kushte atmosferike duke bërë që moti i kthjellët dhe vranësirat kalimtare të jenë dominante. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Sipas meteorologëve, temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje në të dy vlerat ekstremale të ditës, temperaturat në zonat e ulëta do të arrijnë deri në 25 gadë Celsius.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 15 km/h nga drejtimi veriperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të gjenerojnë dallgëzime të ulëta.

Back to top button