Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë në vendin tonë do të mbajë mot i qetë, me mjegull dhe kryesisht i vranët, ndërsa të enjten parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Në mëngjes gjatë këtyre dy ditëve, parashihet mot me ngrica të dobëta, por për shkak të lagështisë së lartë të ajrit, ngasësit e makinave duhet të kenë kujdes në komunikacion.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius.

“Shtypja atmosferike mbetet e lartë, dukshëm mbi vlerat e normales, cilësia e ajrit gjithashtu mbetet në vlerat e pashëndetshme, për shkak të kësaj situate pasive meteorologjike. Do të fryjë erë e dobët nga verilindja”, njofton IHMK./21Media