Moti sot në Kosovë

Temperaturat maksimalet të ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës njofton se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

“Nëpër ultësira parashihet të krijohet mjegull e radiacionit. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius”, njofton Instituti Hidrometorologjik.

Masat e ajrit me presion të lartë sipas IHMK-së vazhdojnë të mbeten aktive mbi territorin tonë. “Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4m/s”, bën të ditur IHMK./21Media

Back to top button