Ndalohet vozitja e veturave të vjetra

Është ndaluar vozitja e veturave që janë më të vjetra se 20 vjet

Autoritetet në Barcelona dhe në 39 komuna përreth, kanë vendosur për ndalimin e qarkullimit të automobilave më të vjetër se 20 vjet, për të ulur ndotjen e ajrit në ambient.

Vendimi është marrë si pjesë e masave, e të cilat planifikohet ulja e emetimit të gazrave të dëmshme për 30% në 15 vjetët e ardhshëm.

Derisa të mos hyjë në fuqi edhe zyrtarisht vendimi, autoritetet kanë lënë të hapur mundësinë që gjatë muajve të dimrit, përkohësisht të ndalohet qarkullimi i veturave më të vjetra se 20 vjet.

Besohet se si rezultat i ajrit të ndotur në Barcelonë para kohës vdesin madje 3 mijë e 500 njerëz në vit.

Rregulli i ri do të hyjë në fuqi më 1 janar 2019, ndërsa vlerësohet se në ndalimin e veturave do të përfshihen rreth 7% të automobilave (106 mijë automjete) në këtë qytet dhe vendet përreth

Back to top button