Në çadër mes të ftohtit, banorët në Bubq e Thumanë kërkojnë kontenierë

Në pritje të rindërtimit

Temperaturat nën zero të këtyre ditëve, i kanë gjetur dhjetëra familje në zonën e Bubqit dhe Thumanës, ende në çadrat e dhuruara pas 26 nëntorit. Nga autoritetet kërkojnë vetëm një kontenier, pasi shpresat për rindërtimin e shtëpive i kanë humbur.

Gjurmët e tërmetit të 26 nëntorit janë ende të gjalla në Bubq, më shumë se 2 muaj nga nata që shkatëroi mundin e një jete.

Më shumë se 350 familje i kaluan ditët më të ftohta të muajit shkurt në këto çadra. Ata thonë se shpresat për rindërtim i kanë humbur, ndaj kërkojnë vetëm një kontenier, për të cilin thonë se e kanë marrë vetëm mbështetësit e qeverisë.

Thumana, aty ku humbën 24 jetë, të sëmurët e mbetur në çadra ndjehen me fat mes vështirësive të shumta.

Në pritje të rindërtimit, banorët e këtyre zonave janë të detyruar të mbijetojnë në këto kushte, me pak shpresë se zgjidhja do t’ju vijë shpejt./oranews

Back to top button