Në Gjilan nuk votoi personi i vdekur!

Prokuroria e Shtetit zbulon rastin

Prokuroria e Shtetit i ka trajtuar me urgjencë raportimet e një qytetari të Gjilanit i cili pretendonte se dikush kishte votuar në emër të kushëririt të tij të vdekur, Shaip Robellit.

Prokurori Arben Kadriu në një komunikim me KALLXO.com ka njoftuar se  personi i quajtur Shaip Robelli ka votuar është person i gjallë.

“Të njëjtin e kemi gjetur, e kemi sjellë në vendvotim dhe e ka vërtetuar se është nënshkrimi i tij dhe gjithçka është në rregull”, ka thënë Kadriu.

Back to top button